Policia në Gjermani arrestoi një të dyshuar të akuzuar për vjedhje të armëve të policisë të premten, pas një kërkimi gjashtë-ditor në Black Forest për një njeri me nofkën “Rambo”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri 31-vjeçar, i cili është emëruar nga policia si Yves Rausch, dyshohet se çarmatosi katër oficerë policie dhe u arratis me armët e tyre të dielën e kaluar.
Policia tha në një deklaratë të premten se katër armë zjarri u gjetën gjatë kapjes së tij.
#Oppenau – Nach der mehrere Tage andauernden Fahndung nach dem in den Wäldern um Oppenau abgetauchten Yves Rausch gelang der Polizei die vorläufige Festnahme des 31-Jährigen. In diesem Zusammenhang wurden vier Schusswaffen sichergestellt.
Zur Meldung: https://t.co/2mL7qS7LhS pic.twitter.com/uK94hGd6B1
— Polizei Offenburg (@PolizeiOG) July 17, 2020
“Pas disa ditësh në kërkim të Yves Rausch, i cili kishte shkuar fshehurazi në pyllin rreth Oppenau, policia arriti të bënte një arrest të 31-vjeçarit”, ka thënë policia.
Burrit i ishte vendosur nofka “Rambo” pasi kishte “vizatuar veten” ngjashëm me një veteran imagjinar të Luftës Vietnameze që shkoi në arrati nga policia në Shtetet e Bashkuara.
Rausch mendohet se e njeh mirë zonën pyjore.
Arrestimi i tij vjen pasi qindra oficerë policie kontrolluan pyllin ditët e fundit.
Siç ishte bërë e ditur, policia gjermane ishte vënë pas tij, me afro 100 policë që po kërkonin nëpër male të asistuar nga forcat speciale me helikopterë dhe qentë për nuhatje.
Thuhet se i dyshuari fillimisht ka bashkëpunuar kur ai u afrua nga policia të dielën, përpara se t’i “kërcënonte masivisht” ata të hedhin armët.
Kjo është kur ai çarmatosi katër oficerë dhe iku në pyll me armët e tyre.
“Befasishëm dhe krejt papritur për oficerët, ai nxori një armë zjarri dhe kërcënoi hetuesit, duke mos iu lënë atyre kohë për të reaguar ndaj situatës së rrezikshme”, kishte thënë policia e Offenburgut.
Askush nuk u plagos në shkëmbimin, i cili ndodhi rreth 30 kilometra nga kufiri i Gjermanisë me Francën. /Telegrafi/