Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, deri më tani ka qenë tejet i rezervuar sa i përket jetës së tij personale.
Duke jetuar dhe vepruar në Gjermani, këngëtari rrallëherë është shfaqur në Kosovë, ndërsa edhe intervistat me të ishin të pakta.
Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “NIN”, ku kishte shpaluar të reja nga projektet muzikore dhe privatësia e tij.
Padyshim që ai është pyetur nëse është në lidhje apo jo, pasi këto kohë është aluduar në masë të madhe një romancë mes tij dhe modeles Sabrina Khan.
“Jo, por jemi shoqëruar dhe është shumë vajzë e mirë, më ka ndihmuar shumë në këngën “Modela” që e kam publikuar, ashtu ka lindur shoqëria”.
“Kemi bërë grill, jemi kënaqur por nuk jam në lidhje me të”, është shprehur ndër tjera këngëtari.
Sidoqoftë, Ardiani është mjaft aktiv në prurje të reja muzikore, ku para disa ditësh solli këngën “Panorama”, në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj. /Telegrafi/