Një këshilltar komunal në Britani të Madhe ka dhënë dorëheqje, pasi u akuzua se tentoi të hidhte në erë macen e një fqinji.
James Garnor ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si këshilltar në Whittlebury, Northamptonshire, pasi u shfaq një video e maces së fqinjit të tij duke u goditur nga një shpërthim.
Suki, 11-vjeç, mbeti me gërvishtje pasi shkeli në një tavolinë zogjsh pak çaste para shpërthimit. Garnor dyshohet se përdori pajisje të telekomanduara për të krijuar shpërthimin.
Tani një deklaratë nga Këshilli iWhittlebury tha se Garnor ishte “dorëhequr të premten më 7 shkurt, me efekt të menjëhershëm”.
“Ne i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga komuniteti dhe duam t’i sigurojmë të gjithë se ne i marrim seriozisht të gjitha çështjet e mirëqenies së kafshëve”, shtoi Këshilli.
Ndërsa Garnor mori pjesë në një intervistë dhe iu shfaqën pamjet e incidentit, policia e Northamptonshire vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritur akuza penale.
Në vend të kësaj, çështja u trajtua sipas legjislacionit të sjelljes antisociale.
Pronarja e Suki – e njohur vetëm si Nikki – tha për The Telegraph: “Për mua, kjo është si diçka e Jeffrey Dahmer. U ndjeva e sëmurë fizikisht”. /Telegrafi/