Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska doli me qëndrim pas pyetjeve të fundit për shtetësinë e saj bullgare.
Ajo ka deklaruar kategorikisht se ka lindur në Shkup dhe gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet maqedonase.
“Askush nuk mund dhe nuk guxon ta kontestojë këtë”, shkruan Bozhinovska, duke shtuar se do t’i pranojë të gjitha komentet sarkastike, pyetjet e çuditshme dhe përgjigjet e keqinterpretuara si pjesë e çmimit të përvojës së saj politike.
Bozhinovska u akuzua dhe nga LSDM se ka shtetësi bullgare, pasi mediumi BGNES plasoi informacionin se ministrja e OBRM-PDUKM-së ka pasaportë bullgare.