Kate Middleton nuk është shfaqur në publik që nga Krishtlindjet, dhe mungesa e saj dhe një fotografi e bërë me ‘photoshop’ kanë nxitur shumë teori konspirative.
Pas publikimit të një videoje nga Windsor, njerëzit kanë mbushur Instagramin e sozisë së Kate-t, Heidit me komente, disa prej të cilëve janë bërë shumë argëtuese.
Për shembull, rreth 10 orë më parë, Heidi ka publikuar një fotografi të re me një mbishkrim: “E gjetëm, ajo është mirë”, që ishte mjaft për të shkaktuar reagime të forta.
No lo voy a decir, no lo voy a decir, no lo voy a decir… A la mierda, lo digo: ESA NO ES KATE MIDDLETON. pic.twitter.com/9NZ0YgND09
— 💜 La Quisquillosa 💫 (@LaQuisquillossa) March 18, 2024
Publiku britanik nuk u qetësua as nga pamjet që mediat atje publikuan, ku Kate shihet duke dalë nga një dyqan në Windsor bashkë me Princin William.
Rrjetet sociale janë mbushur me komente se në atë video nuk është fare Kate, ndërsa disa mendojnë se bëhet fjalë për një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, të tjerët janë të bindur se në atë video është dublantja e saj.
Heidi Agan tashmë është bërë e famshme si dublantja e Kate-t, dhe profili i saj në Instagram me emrin ‘Kate Middleton lookalike’, është mbushur me fotografi ku ajo tregon ngjashmërinë e saj me princeshën. Shumëkush është i bindur se ajo është femra në videon e famshme të publikuar këto ditë.
Presioni i publikut është aq i madh saqë Heidi u detyrua të prononcohet. “Ishte e qartë që po diskutohej nëse në atë video ishin Kate dhe William”, tha ajo fillimisht.
“Kam marrë shumë mesazhe në rrjete sociale. Njerëzit mendonin se isha unë, por nuk isha. Unë isha në punë atëherë, kështu që mund të them që nuk isha unë. Jam 100 për qind e bindur se në atë video ishin Kate Middleton dhe William. Pra, ajo është gjallë, mundemi të jemi të sigurt për këtë. Tani kjo ka shkuar shumë larg. Fillimisht ishte një shaka se ku është Kate, por tani ka shkuar vërtetë në dramë. Kjo duhet të ndalojë”, tha Heidi për The Mirror. /Telegrafi/