Site icon Telegrafi

U akuzua se bëri fyerje raciste ndaj Gabriel – merret vendimi ndaj kapitenit të Liverpoolit

Jordan Henderson është liruar nga çdo ndëshkim pas një hetimi nga federata angleze për përplasjen me Gabriel Magalhaes në fillim të këtij muaji, aty ku u dyshua se kishte fyerje raciste.

Lojtarët e të dy skuadrave u përplasen në pjesën e dytë të fitores së Arsenalit ndaj Liverpoolit, vetëm pak çaste pasi gjyqtari Michael Oliver akordoi penalltinë vendimtare për Topçinjtë, mes skenave zemëruese në fushë.

Gabriel dhe Henderson, së bashku me gjashtë lojtarë të tjerë, u intervistuan si pjesë e një ‘hetimi të plotë’, por federata është e kënaqur që nuk ka asnjë rast për t’u ndëshkuar.

Kuptohet se Gabriel ishte i zemëruar për një koment që ai besonte se e kishte dëgjuar në fushë – por federata tani ka përfunduar hetimin e saj pa marrë asnjë veprim të mëtejshëm.

Në një deklaratë të saj thuhej: “FA mori një ankesë për një incident që përfshin dy lojtarë në këtë ndeshje. Si rezultat i ankesës, FA kreu një hetim të plotë”.

“Hetimi përfshinte marrjen e deklaratave të dëshmitarëve nga ankuesi dhe i akuzuari, së bashku me gjashtë lojtarë të tjerë që ishin në afërsi të incidentit të supozuar, rishikimin e këndeve të shumta të pamjeve dhe kërkimin e provave të ekspertëve të pavarur të gjuhësisë”.

“Asnjë nga dëshmitarët nuk e dëgjoi komentin e supozuar dhe lojtari i akuzuar e mohoi me forcë akuzën gjatë gjithë kohës”.

“Ndërsa FA është plotësisht e kënaqur që pretendimi është bërë me mirëbesim, është po aq i kënaqur që nuk ka asnjë rast për t’u ndëshkuar”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.

Tensioni u ndezën pasi lojtarët nga të dyja skuadrat u përfshinë dhe gjyqtari Oliver foli me trajnerët Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp në fushë, megjithëse asnjëri nuk elaboroi shkakun gjatë konferencave të tyre për shtyp pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version