Një person është arrestuar në Prizren të martën, pasi dyshohet për rrezikim të trafikut publik.
Sipas njoftimit, gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘Dardania’ në Prizren, policia ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku.
Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër, i cili është në kërkim policor.
“I dyshuari E.K. viti i lindjes 2004 pas identifikimit është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në komunikatën për media të policisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij pritet të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Aksident trafiku me lëndime”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Rrezikim i trafikut publik”. /Telegrafi/