Telegrafi

U aksidentua para disa ditësh, vdes në QKUK personi nga Mitrovica

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se ka ndërruar jetë një person i cili ishte aksidentuar para disa ditësh.

Zahiti tha për Telegrafin se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi B.H mashkull, 70 vjeçar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.  Viktima ka qenë i lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur me datën 11 korrik 2020, në rrugën e ‘Adriatikut” në Mitrovicë’, tha ai.

Më tej ai shtoi se me urdhër të Prokurorit të rasti trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/