Marco Angulo, reprezentuesi i Kombëtares së Ekuadorit ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeçare.
Vendi i Amerikës së Jugut është mbuluar në errësirë për shkak të vdekjes së mesfushorit LDU Quito, i cili luftoi për jetën për 35 ditë.
Gjegjësisht, ai ka qenë në terapi intensive për më shumë se një muaj dhe gjatë asaj periudhe ka bërë disa operacione pasi kishte bërë një aksident automobilistik në tetor.
Dy njerëz vdiqën atëherë, duke përfshirë futbollistin Roberto Cabezas, dhe tani Angulo ka vdekur si pasojë e lëndimeve dhe operimeve.
Estarás siempre en nuestros corazones querido amigo. 🕊️ pic.twitter.com/vWmAAKehpl
— LDU Oficial (@LDU_Oficial) November 12, 2024
Meqë ra fjala, ai ka qenë një nga talentet më të mëdhenj, i lindur në vitin 2002 dhe ka arritur të bëjë dy paraqitje për kombëtaren “A” të Ekuadorit.
Ai debutoi në vitin 2022 në një ndeshje miqësore kundër Irakut, ndërsa vitin e kaluar luajti edhe një duel kundër Australisë.
Para Quitos, ai ishte një nga lojtarët kyç të Independientes, me të cilin fitoi Copa Libertadores për lojtarët nën moshën 20 vjeç, derisa ka bërë karrierë edhe në MLS te skuadra e Cincinnati. /Telegrafi/