Presim rezultat pozitiv në referendum dhe i dëshirojë sukses Zaevit, thekson zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa resor, Dimitris Tzanakopoulos, në takimin e sotëm me gazetarët, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.
“Presim rezultat pozitiv, sepse vlerësoi se kjo do të jetë hapi i parë dhe vendimmarrës për marrëveshjen e Prespës që hy në fuqi. I dëshiroj sukses zotëri Zaevit dhe e presim rezultatin”, tha Tzanakopoulos.
Në takimin e sotëm me gazetarët, Tzanakopoulos edhe njëherë thekson se edhe përkundër qëndrimeve dhe pozicioneve të partnerit të Qeverisë, Panos Kammenos, marrëveshja e Prespës do të dorëzohet para Kuvendit grek dhe do të votohet. /Telegrafi/