Site icon Telegrafi

Tzanakopoulos: Deklaratat e Nikolla Dimitrovit nuk ndihmojnë bisedimet

Deklaratat e Nikolla Dimitrovit nuk ndihmojnë, thotë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos një një intervistë për TV ERT, duke i komentuar qëndrimet që dje i dha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, pas takimit me Maathew Nimetz.

“Udhëheqësia politike e IRJM-së, muajt e fundit ka ndryshuar disa deklarata nga e kaluara, ka miratuar një pozitë më të matur dhe kjo ka ndihmuar që negociatat dhe bisedimet të shkojnë përpara dhe të krijohet klimë e mirë mes dy vendeve. Mendoj se deklaratat e Dimitrovit gjatë negociatave nuk kanë ndihmuar në këtë drejtim, pasi për këto tema kanë biseduar Tsipras dhe Zaev dhe ekzistojnë kërkesa konkrete”, tha Dimitris Tzanakopoulos.

Lexo po ashtu Nimetz-Dimitrov: Identiteti nuk preket në bisedime, ose marrëveshje nuk ka (Video/Live)

Ai gjatë emisionit ka thënë që më mirë do të ishte që të mos parashikohen rezultatet e bisedimeve dhe të mos kalohen vijat e kuqe./Telegrafi/

Exit mobile version