Legjenda e boksit, Mike Tyson, thotë se fitorja e Anthony Joshuas ndaj Wladimir Klitschkos e ka ndryshuar boksin për të mirë teksa ai beson se Joshua do të ngrisë profilin e këtij sporti.
Fitorja e Joshuas ndaj Klitschkos pas një dueli epik ka tërhequr interesim enorm me 90 mijë shikues në Wembley dhe qindra miliona të tjerë në televizion që e kanë shikuar duelin më të mirë të të gjitha kohëve.
Tyson ndjen sot se më në fund është dikush që ka arritur ta bëjë boksin kryelajm në të gjitha mediat dhe ta rikthejë në vëmendjen e të gjithëve, ashtu sikurse që bëri ai shumë vite më parë.
“Nëse ai vazhdon në këtë mëyrë, qielli i tij është kufiri për të. Vetëm ajo luftë e vetme e ndryshoi boksin, ajo luftë e vetme dhe kaq mjafton për këtë sport”.
“Floyd Mayweather po bën shumë para dhe ne kemi shumë djem të vegjël që luftojnë, por ajo që të gjithë duan të shohin është luftë e kategorisë së rëndës”.
“Boksieri i kategorisë së rëndë që di si të luftojë, sikur Joshua, e bën të madh boksin. Kategoritë e rënda e bëjnë boksin të madh”.
“Të tjerët mund të bëjnë para, por ata nuk e bëjnë këtë sport të madh e popullor”, u shpreh Tyson.
/Telegrafi/