Telegrafi

Tyson: Mbrëmja e UFC-së ishte më e çmendur se meçi im me Holyfield

Mike Tyson (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka thënë se mbrëmja e UFC 229 në Las Vegas ka qenë jashtëzakonisht e çmendur.

Dueli i shumëpritur ndërmjet Conor McGregorit dhe Khabib Nurmagomedovit, përfundoi me triumfin e këtij të fundit në raundin e katërt, mirëpo gjithë vëmendjen e mori ajo që ndodhi pas meçit.

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Photo by Harry How/Getty Images)

Incidenti shpërtheu kur rusi i sulmoi pjesëtarët e stafit të irlandezit, derisa ekipi i Khabib e sulmoi në ‘Tetëkëndësh’ yllin irlandez.

Incidentet e ndodhura në Las Vegas kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku janë përfshirë edhe emra shumë të njohur.

Lexo po ashtu Lajmet për meçin McGregor v Khabib

Një prej tyre është edhe ish-kampioni i boksit, Mike Tyson, i cili incidentet e shëmtuara i ka quajtur shumë më të çmendura se dueli i tij i boksit në vitin 1997.

“Duke shikuar duelin ndërmjet McGregor dhe Khabib. E paimagjinueshme, asnjëherë nuk e kam menduar se do të shkonte kështu. Më e çmendur se trazirat në meçin tim”, ka shkruar Tyson në Twitter.

Kujtojmë që në vitin 1997, Tyson ia kafshoi veshin Evander Holyfieldit në ring duke nxitur incidente nga të dyja palët. /Telegrafi/