Telegrafi

Tyson Fury thyen heshtjen pas shtyrjes së meçit ndaj Usyk, tregon lëndimin në fytyrë

Tyson Fury ka thënë se ai është ‘absolutisht i shkatërruar’ pasi meçi i tij ndaj Oleksandr Usyk është shtyrë, pasi ai ka pësuar një çarje të vetullës gjatë stërvitjes.

Dy boksierët ishte paraparë që të ballafaqoheshin me njëri-tjetrin në Arabinë Saudite më datë 17 shkurt.

Sidoqoftë, ky takim tashmë është shtyrë dhe një fotografi që tregon një çarje mbi syrin e tij, Fury ka pranuar se ai është ‘absolutisht i shkatërruar’ dhe ka thënë se ‘ndihet keq për të gjithë’ pasi lufta nuk do të zhvillohet në datën e caktuar dhe duhet të aranzhohet në një datë tjetër.

“Jam absolutisht i shkatërruar pasi u përgatita për këtë luftë për shumë kohë dhe isha në një gjendje fantastike fizike. Ndihem keq për të gjithë të cilët ishin përfshirë në këtë ngjarje të madhe dhe do të punoj me zell për t’u rikthyer sapo syri im të shërohet”, ka thënë Fury.

Lexo po ashtu Shtyhet “meçi i shekullit” mes Tyson Fury dhe Olseksandr Usyk

“Unë vetëm mund t’i kërkoj falje të gjithë atyre që ishin të prekur duke përfshirë, ekipin tim, ekipin e Usyk, partnerët, tifozët ashtu si dhe miqtë e mi në Arabinë Saudite”, u shpreh ai.

Një datë e re për këtë luftë në Riad nuk është zyrtarizuar ende, pasi do të duhet kohë që Fury të rikuperohet nga lëndimi që pësoi, pasi iu desh një ndërhyrje mjekësore urgjente dhe disa qepje.

Një zëdhënës i Queensberry Promotions tha: Teksa ky është ende një lajm i fundit, është e qartë se është një zhgënjim i madh, pas punës që u bë nga shumë njerëz që më në fund të zhvillohet kjo ngjarje historike për botën./Telegrafi/