Site icon Telegrafi

Tyson Fury thotë se do të ndeshet me ish-kampionin e UFC në rast se përballja me Usyk dështon

Tyson Fury pritet të takohet me Oleksandr Usyk në luftën e tij të parë këtë vit për titullin e padiskutueshëm, por bisedimet ende nuk kanë përfunduar zyrtarisht dhe nuk ka asnjë njoftim.

The Gypsy King ka qenë në bisedime të gjata me rivalin e peshave të rënda Usyk për një ndeshje e cila pritet të zhvillohet në pranverë.

Megjithatë deri më tani një përballje mes dyshes nuk është bërë ende zyrtare.

Fury ka deklaruar se nëse nuk do të bien dakord me Usyk për një përballje, ai do të vazhdojë për një ‘luftë’ me ish-kampionin e UFC-së në peshat e rënda, Francis Ngannou.

“Shpresoj që lufta me Francis Ngannou të materializohet”, tha Fury për GiveMeSport kur diskutoi opsionet e tij nëse një përplasje me Usyk dështon.

Boksieri anglez sugjeroi vitin e kaluar se ai do të ishte i hapur për një përballje me rregulla të përziera me Ngannou, gjë që e pa dyshen ballë për ballë pas fitores së tij ndaj Dillian Whyte prillin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version