Telegrafi

Tyson Fury thotë se është pensionuar

Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, thotë se është pensionuar nga boksi. 28-vjeçari e ka bërë këtë pohim përmes një postimi në Twitter.

Kujtojmë se Fury u tërhoq nga rimeçi i caktuar me Wladimir Klitschkon për 29 nëntor, për shkak të, siç është thënë, një sëmundjeje mendore.

Tyson, i cili mban titujt e WBA dhe WBO, pritet të marrë pjesë në një seancë dëgjimore për dyshimet e përdorimit të dopingut që është caktuar për muajin nëntor.

“Boksi është gjëja më pikëlluese ku kam marrë pjesë… Unë jam më i madhi dhe njëherësh i pensionuar”, ka shkruar Fury. /Telegrafi/