Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury. Boksieri britanik ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e tij drejt majës duke u shpallur kampion i botës në divizionin WBC.
Këtë titull ia rrëmbeu atij që njihet si Bomberi i Bronztë dhe ishte i pamposhtur deri më tani, Deontay Wilder, të cilin e nënshtroi në përballjen e tyre të dytë që u zhvillua në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë).
Britaniku e dominoi meçin kundër amerikanit që nga fillimi dhe në raundin e shtatë e fitoi duelin me nokaut teknik, pasi gjyqtari e ndërpreu duelin, duke qenë se ekipi i Wilderit e hodhi peshqirin.
Si rrodhi meçi raund pas raundi:
Raundi 1
Wilder e fillon furishëm sfidën duke e sulmuar kundërshtarin që në fillim të meçit duke e goditur edhe në trup, gjë që nuk e kishte bërë herën e parë. Në ndërkohë Fury u përpoq të kthehej në vazhdim të minutave duke kombinuar me goditjet e tij.
Raundi 2
I mbështetur nga tifozët që brohoritnin ‘SHBA’ në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit, kampioni i ËBC-së tentonte ta ngushtojë distancën, por Tyson u tregua i rrezikshëm. Wilderit i mungonte shpejtësia, ndoshta për shkak të shtimit në peshë.
Raundi 3
Wilder rrëzohet në raundin e tretë! Gypsy King u tregua i rrezikshëm në minutën e fundit të raundit të tretë duke e rrëzuar kampionin. Një goditje me të djathtën e ka rrëzuar për herë të parë Deontayn.
Raundi 4
Kampioni u rrëzua sërish, por gjyqtari e konsideroi se ishte rrëshqitje. Deontay po përpiqet ta godasë me të djathtë, por është në vështirësi të madhe, pasi nuk po arrin ta kthejë baraspeshën. Wilder ka gjakderdhje nga veshi.
Raundi 5
Fury vazhdoi me goditje, derisa Wilder qëndronte mbështetur te litarët dhe dukej i pafuqishëm për t’u rikthyer. Ai shmangte goditjet duke e kapur Tysonin dhe duke u mbajtur që të mos rrëzohej.
Raundi 6
The disrespect hahahahaha what a guy Fury is #WilderFury pic.twitter.com/ZCTvUisVX7
— . (@FizzyChaudhary) February 23, 2020
Deontay filloi të gjakoste edhe nga goja, krahas veshit. Fury kishte gjithçka në dorë, derisa Wilder mbahej i mbështetur për litarët që të qëndronte në këmbë. Britaniku e kishte të qartë se tashmë e ka fituar këtë duel.
Raundi 7
The irony of Wilder shouting “why did you do that?” but not being able to hear the answer…#WilderFury
pic.twitter.com/PkC6Gqyw1C— Oliver Hodgkinson (@ojhodgkinson) February 23, 2020
Tyson Fury fiton me nokaut teknik! Meçi është ndërprerë. Ekipi i Wilderit e hedh peshqirin dhe britaniku bëhet kampioni i ri i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC.
/Telegrafi/
https://twitter.com/jay_miami/status/1231455367990796289
https://twitter.com/stinkyridge/status/1231454375421390849