Telegrafi

Tyson Fury planifikon të zhvillojë përballjen më fitimprurëse në histori të boksit

Tyson Fury po planifikon që të zhvillojë përballje më fitimprurëse në histori të boksit, derisa kontratës aktuale me Top Rank në vlerë prej 80 milionë funte po i vije fundi.

The Gypsy King është aktualisht kampion i peshave të rënda në WBC, pas fitores në muajin shkurt ndaj Deontay Wilderi, ndërsa po përgatitet për një kontratë të re.

Ai ka edhe dy përballje në kontratën 80 milionëshe – që pritet të përfundojë me trilogjinë ndaj amerikanit dhe një meç i mundshëm me Anthony Joshuan.

“Po i vije fundi kontratës sime me Top Rank”, ka thënë Fury. “Kanë mbetur edhe dy përballjet për ta mbyllur marrëveshjen. Dua të rinovoj atë. Nuk dua që të largohem pas dy përballjeve të zhvilluara”.

“Jam 31-vjeçar. Dua që të nënshkruajë kontratën e re. Dua t’i thyejë të gjitha rekordet. MTK Global, Top Rank dhe Frank Warren janë të gjithë që më ndihmuan dhe besoj që do të realizohet sërish marrëveshja e re”.

“E di se mund t’i thyejmë rekordet me kontratën më fitimprurëse në histori të boksit – më e madhe se ajo e Floyd Mayweather, më e madhe se e Cancelo Alvarez, më e madhe se e Mike Tyson, më e madhe se të gjithëve”, ka shtuar më tej Fury.

Cancelo Alvarez fiton nga DAZN 295 milionë funte, mirëpo Mayweather fiton 363 milionë euro nga Showtime që ishte nënshkruar në vitin 2012. Edhe Anthony Joshua që udhëhiqet nga Eddie Hearn është në bisedime me DAZN për një kontratë rekorde një miliard funte. /Telegrafi/