Telegrafi

Tyson Fury planifikon të pensionohet pas tri duelesh në vitin 2020

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Victor Decolongon/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka thënë se mund të pensionohet nga boksi në vitin e ardhshëm, pasi t’i zhvillojë edhe tri duele.

‘Gypsy King’ është duke u përgatitur për t’u ndeshur ndaj Braun Strowman në evenimentin e WWE, Crown Jewel, që zhvillohet të enjten (31 tetor) në Arabinë Saudite.

Lexo po ashtu Tyson Fury pëson lëndim në kyçin e këmbës pas sulmit nga Braun Strowman

Në ndërkohë, më 22 shkurt, ai e ka të caktuar rimeçin kundër Deontay Wilder të vlefshëm për titullin e kampionit të WBC-së në kategorinë e peshave të rënda.

Tyson Fury (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Ky do të jetë një nga tri meçet, sipas 31-vjeçarit, mund të jenë të fundit në karrierën e tij si boksier.

“Shpresoj t’i kem tri meçe në vitin e ardhshëm, Wilderi në shkurt, Wilderi në qershor dhe pastaj ndoshta një duel lamtumirës në dhjetor”.

“Boksi është një sport për të rinjtë. Unë nuk dua të jem aty më gjatë sesa duhet”, ka deklaruar Fury për BBC Sport. /Telegrafi/