Boksieri britanik, Tyson Fury, ka lansuar kërcënimin e tij më të madh deri tash në drejtim të Anthony Joshuas.
Britaniku i cili pritet të kthehet në ring në vitin 2018 ndaj më të mëdhenjve të kategorisë së rëndë, ka krahasuar një duel të tij me Joshuan si duelin e Muhamed Alis me George Foreman.
Sipas Furyt, bota do t’i shohë duelet më të mëdha në histori të kategorinë e rëndë që ai do t’i zhvillojë kundër Joshuas dhe Wilderit.
Ndryshe, Joseph Parkerin kampionin e WBO e konsideron si shumë të ri në këtë sport.
“Kjo do të vijë. Kampioni i vjetër po kthehet të luftojë një njeri që të gjithë mendojmë se do të më nokautojë, njëjtë sikur Ali vs Foreman. Unë e di se të gjithë më shihni të humbur, por unë nuk do të zbrapsem e të kem frikë nga disa muskuj. Unë kam mentalitetin e një fituesi që kurrë s’ka humbur asnjë luftë”.
“Një kampion i vërtet i cili po kthehet ta marrë kurorën e tij. Kjo është epoka ime dhe koha ime është tash që t’i shkatërroj ata. AJ dhe Wilder po vij për ju që të realizoj misionin e kërkimit dhe shkatërrimit, sepse gjithë ajo që kam në kokë është shkatërrimi kush do që del para rrugës time”.
“Ekziston vetëm një fitues dhe ata janë fansat. Le ta bëjmë kategorinë e rëndë të madhe sërish, të luftojnë më të mirët e divizionit. Unë e kam fatin tim në dorën time. Le të fitojë më i miri, le të fillojë festa. 2018 dhe 2019 bota do t’i shoh luftërat më të mira dhe do ta shohë mbretin e vërtet të kategorisë së rëndë sërish të stolisur me kurorën e tij”, deklaroi Fury.
Një duel mes Furyt dhe Joshuas mund të ndodhë në fillim të vitit 2018 nëse palët arrijnë marrëveshjen financiare. /Telegrafi/