Tyson Fury po vazhdon me thumbime ndaj Deontay Wilderit.
Boksieri amerikan në mëngjesin e së dielës sipas kohës tonë lokale e nokautoi Luis Ortizin në raundin e shtatë, për ta rikonfirmuar veten si kampioni i WBC-së në peshat e rënda.
Amerikani dhe Fury tani do ta kenë rimeçin që pritet të zhvillohet në fillim të vitit 2020, derisa tashmë kanë filluar lojërat e fjalëve.
‘Gypsy King’ në fundjavën që shkoi tha se Wilder do ta ketë vetëm një shans ndaj tij, ndërsa tani ka thënë se do ta mposhtë.
“’Jam numri një’ si Neon në Matrix, nuk ka rëndësi se çfarë bënë Bronze Bomer (nofka e Deontay Wilderit) unë do ta mposht atë”, ka shkruar Fury në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se dy boksierët ishin përballur në fund të vitit të kaluar, derisa juria vendosi që ajo përballje të përfundonte me barazim. /Telegrafi/
“I AM THE 1”like neo on the matrix no matter what @BronzeBomber dose I will always defeat him. #GYPSYKING 🇬🇧🇺🇸
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) November 25, 2019