Tyson Fury ka zhvilluar një tjetër superduel përballë Deontay Wilder për ta mbrojtur titullin e botës në kategorinë e peshave të rënda në boks ne divizionin WBC.
Në meçin e shumëpritur të trilogjisë, anglezi e nokautoi amerikanin në raundin e 11-të në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.
Përballja e tyre e parë në vitin 2018 kishte përfunduar me barazim, ndërsa në sfidën e dytë (të vitit 2020), Gipsy King kishte triumfuar me nokaut teknik. Dhe pas kësaj fitoreje, Fury e ka konfirmuar dominimin e tij përballë Wilder.
Tyson Fury knocks out Deontay Wilder in the 11th round to get the win 🥊 #FuryWilder3
— 𝗣𝗔𝗧𝗧𝗢 𝗫 (@ZONE23WORLD) October 10, 2021
Kishin kaluar 23 muaj prej se Tyson e hoqi nga froni Deontayn dhe 33-vjeçari është kujdesur që ta vazhdojë rekordin pa humbje në karrierën e tij profesionale.
Fury bëri paraqitje të mirë në raundin e tretë, mirëpo Wilder e rimori veten për ta rrëzuar dy herë në raundin e katërt.
Sidoqoftë, amerikani u tregua kundërshtar i fortë vetëm deri në raundin e shtatë dhe më pas filloi dobësimi i tij, ndërkohë që britaniku fillimisht e rrëzoi në raundin e 10-të, për t’ia dhënë goditjen finale në raundin e 11-të.
https://twitter.com/TERRENCEFLOWE20/status/1447059970751619073
Natyrisht se ky nuk do të ishte triumfi që Fury e ka dashur duke qenë se kundërshtari e rrëzoi dy herë dhe këtë e ka pranuar kampioni pas meçit duke thënë se gjithmonë e ka pranuar që Wilder është boksieri i dytë më i mirë pas tij. /Telegrafi/