Kampioni i botës në peshat e rënda siç duket është gati për ndeshjen për titull kundër Derek Chisoras të shtunën në mbrëmje.
Tyson Fury do të përballet me Derek Chisora në stadiumin Tottenham Hotspur të shtunën në mbrëmje dhe ky do të jetë takimi i tretë mes të dyve pas dy fitoreve të mëparshme të Fury.
Në vitin 2011 Fury e kishte mposhtur Chisorann me vendim unanim, ndërsa në përballjen e dytë në vitin 2014 kishte fituar në raundin e dhjetë.
Para meçit të ardhshëm, kampioni i botës në peshat e rënda dha një intervistë për The Sun në të cilën tregoi se jashtë ringut nuk ka frikë nga çdo problem.
Ndërsa në një intervistë tjetër, për BT Sport Boxing, Fury ka folur për luftën e tij me Chisora.
“Kur bëhet fjalë për një luftë, shfaqet gjeni im konkurrues. Vëllai im Shane dhe unë kemi dashur të vrasim njëri-tjetrin duke luajtur FIFA”.
“Unë kam shkatërruar shtatë PlayStation brenda një dite duke luajtur FIFA. Imagjinoni se çfarë do t’i bëj Derek Chisoras kur të luftojmë me të vërtetë”, shpjegoi ai për BT Sport. /Telegrafi/