Site icon Telegrafi

Tyson Fury më në fund i përgjigjet teorisë së Deontay Wilderit për mashtrim në rimeçin mes tyre

Tyson Fury ka thënë se Deontay Wilder ka humbur kujtesën e tij, pasi ky i fundit e akuzoi për mashtrim në rimeçin që u zhvillua në muajin shkurt të këtij viti.

The Gypsy King e kishte nokautuar Bronze Bomberin në raundin e shtatë në Las Vegas, për t’i marrë kështu titullin WBC në peshat e rënda.

Wilder kishte akuzuar pak ditë m parë Furyn se kishte futur diçka të fortë në dorëzat e tij, duke i qarë veshin, e më pas është rikthyer te kostumi i tij i rëndë, me të cilin po futej në ring.

Lexo po ashtu Wilder me ‘sulm’ të ri ndaj Furyt: Aranzhoje funeralin tënd nëse takohemi përsëri

Amerikani kishte shkuar aq larg, duke thënë edhe se britaniku ishte ndihmuar nga trajneri i tij, që e hodhi peshqirin në ring, për të ndaluar meçin.

Por, Fury i është kundërpërgjigjur duke thënë: “Mendoj se ai e ka humbur kujtesën e tij”.

Lexo po ashtu Fury injoron përfundimisht Wilderin – do të përballet me të pamposhturin Kabayel

“Fillimisht, ai tha se kishte lëndim në biceps, më pas trajneri i tij kaloi në anën tonë, pastaj tha se gjyqtari ishte kundër tij, kisha kostumin e rëndë”.

“A ju duket se ai po flet gjëra koti, si mund të akuzosh kostumin, trajnerin tuaj apo gjyqtarin, kjo është e kot”, ka shtuar më tej Fury. /Telegrafi/

https://twitter.com/BronzeBomber/status/1322616633039286272?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1322616633039286272%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fwilder-sulm-te-ri-ndaj-furyt-aranzhoje-funeralin-tend-nese-takohemi-perseri%2F

Exit mobile version