Site icon Telegrafi

Tyson Fury mund të suspendohet nga boksi për tetë vite, nëse vërtetohet se ka fshehur analizat për përdorim substancash

Tyson Fury po përballet me një periudhë të vështirë, pas shpalljes kampion në peshat e rënda duke mooshtur Deontay Wilderin për titullin WBC.

Zyrtare të anti-dopingut thuhet se kanë filluar hetimet ndaj The Gypsy King dhe kushëririt të tij Hughie Fury që thuhet se i kanë ofruar 25 mijë funte një personi vetëm që të mos tregoj se ata kanë dështuar në testet kundër përdorimit të substancave narkotike në vitin 2015.

Testet për anti-doping pritet të zhvillohen pasi të qetësohet situata nga coronavirusi dhe boksieri britanik mund të marrë një ndëshkim të dytë nga Federata Ndërkombëtare e Boksit.

Foto: Daily Mail

Daily Mail raporton se një fermer nga Lancashire, Martin Carefoot, ka thënë se Fury i kishte kërkuar atij substanca narkotikëve, në shpërblim të 25 mijë funteve, mirëpo të gënjente se i kishin kërkuar mish derri dhe lope.

Foto: Daily Mail

Kampioni në fuqi i peshave të rënda do të dalë së bashku me kushëririn e tij para gjykatës dhe të përballen me akuzat e fundit.

Në rast se shpallen fajtor dhe anti-dopingu gjen se ata me të vërtetë kanë fshehur analizat për vitin 2015, atëherë jo vetëm që do të gjobiten, por edhe do të suspendohen nga boksi për tetë vite. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail
Exit mobile version