Tyson Fury ka liruar titujt e peshave të rënda WBO dhe WBA për t’u fokusuar në shërimin e plotë.
Ditë më parë boksieri anglez ka dal pozitiv në testin për përdorimin e substancave të palejuara.
Edhe boksieri ka pranuar të ketë përdorur kokainë për t’u përballur me depresionin, transmeton Telegrafi.
Tyson Fury pas dorëzimit të titujve ka po pohuar se tani e pret një sfidë edhe më e madhe në jetë.
“Tani hyj në një sfidë më të madhe në jetën time dhe e di se edhe kundër saj do të garoj si kundër Klitschkos”, ka thënë Fury.
“Mendoj se është e drejtë dhe korrekte për boksin nëse i mbaj aktivë tituj”, ka shtuar ai. /Telegrafi/