Telegrafi

Tyson Fury konfirmon daljen në pension: Asnjë shumë parash nuk do të më bëjë të kthehem

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury ka përsëritur se po planifikon të tërhiqet në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me gruan e tij, Paris, dhe gjashtë fëmijët e tyre.

Fury, i cili mundi Dillian Whyte në Wembley të shtunën e kaluar, theksoi se asnjë shumë parash nuk mund ta bindë atë të ndryshojë mendje në të ardhmen e afërt.

“Kjo është e vërteta, e vërteta e ungjillit, asgjë tjetër veçse e vërteta – kam mbaruar”, i ka thënë Fury, Piers Morganit.

Lexo po ashtu Fury e vlerëson Whyten, por ngrit lartë edhe veten – ‘Gipsy King’ flet edhe për pensionimin

“Çdo qen i mirë ka ditën e tij. Siç tha një udhëheqës i madh romak, gjithmonë do të ketë dikë tjetër për të luftuar”.

“Unë jam i lumtur, jam i shëndetshëm, kam ende trurin tim, ende mund të flas. Kam një grua të bukur, kam gjashtë fëmijë. Kam rripa të panumërt, kam shumë para, kam sukses, famë, lavdi. Për çfarë më shumë po e bëj?”.

“Boksi është një sport shumë i rrezikshëm, ju mund të nxirreni jashtë me një grusht siç e kemi parë të shtunën mbrëma, dhe duhet vetëm një goditje e pafat dhe mund të mos ngriheni”.

Lexo po ashtu Konfirmoi pensionimin, por gruaja e Tyson Fury e di se cili meç do t’ia thyente mendjen për rikthim

“Unë do të largohem ndërsa jam i pari. Jam i pamposhtur, vetëm njeriu i dytë në histori që doli në pension si kampion i pamposhtur i peshave të rënda. Jam shumë, shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur në zemrën time me atë që kam bërë dhe atë që kam arritur”.

“Nuk ka të bëjë me paratë për mua. Për shumë njerëz në këtë botë, gjithçka ka të bëjë me paratë, më shumë para e më shumë para. Unë kam mjaft para. Kam mjaftueshëm nga gjithçka që kam nevojë. Jam shumë njeri i thjeshtë. Unë ngas një VW Passat 07. Jam një person shumë normal, nuk kam nevojë për tonelata me para për t’i bërë përshtypje të gjithëve”, përfundoi britaniku. /Telegrafi/