Kampioni i boksit në peshat e rënda të WBC, Tyson Fury, ka zbuluar se ai ka synim që të debutojë në WWE.
The Gypsy King mori pjesë ne shfaqjen madhështore në “Clash At The Castle” të WWE, eventi i tyre i parë në stadium në Mbretërinë e Bashkuar që nga “SummerSlam 1992”.
Boksieri ishte i përfshirë në ngjarjen kryesore midis Roman Reigns dhe Dreë McIntyre për Kampionatin Universal të Padiskutueshëm WWE.
Fury ka qartë prezencën dhe karizmën për t’u përfshirë në WWE dhe u shfaq në konferencën për shtyp të “Clash At The Castle” pas ngjarjes për të folur për një të ardhme të mundshme me kompaninë.
“Për momentin, unë jam një kampion bote në peshat e rënda dhe kam shumë luftime që duhet t’i bëj në vitet e ardhshme, por me të vërtetë kam një pasion për WWE, siç më patë në Crown Jewel dhe këtu dhe disa ngjarje të tjera”, ka deklaruar britaniku.
“Kurrë mos thuaj kurrë, le të themi, Triple H është këtu dhe unë patjetër do të jem i hapur për të në të ardhmen me siguri”.
Ylli i pensionuar më parë vuri në dukje se ai do të njoftonte meçin e tij të ardhshëm brenda javës në atë që do të jetë ndeshja e tij e parë që nga eliminimi i Dillian Whyte në Wembley. /Telegrafi/
.@_Theory1 just attempted to cash in his #MITB contract and @Tyson_Fury just decked Austin Theory at #WWECastle!!! pic.twitter.com/ysPJGE9aS5
— WWE (@WWE) September 3, 2022