Kampioni i botës së peshave të rënda në boks, Tyson Fury, është parë në gjendje të dehur në Cannes të Francës, aty ku po i kalon pushimet.
Boksieri britanik e kishte tepruar me pijet alkoolike ndërsa i duhej ndihma e babait të tij, Josh për të ecur pasi nuk mund të ruante ekuilibrin.
Nga video e publikuar, Fury dhe stafi i tij kërkojnë një taksi, mirëpo shoferi i taksisë sapo kuptoi gjendjen e boksierit refuzoi ta merrte atë në makinën e tij.
Tyson Fury said he was drinking 'strong beer' last night https://t.co/EftKGas3bk
— talkSPORT (@talkSPORT) May 19, 2022
“The Gipsy King” tentoi të futej në taksi, por shoferi kishte mbyllur dyert duke mos e lejuar 33-vjeçarin në makinë.
Edhe pse stafi i Furyt u përpoq të negocionte me taksistin, sërish ky i fundit refuzoi ta merrte kampionin me vete, kjo për shkak të alkoolit që kishte konsumuar britaniku.
Në këtë formë, taksisti nisi të largohej mirëpo ky veprim nxiti nervat e Furyt i cili goditi me shqelm taksinë.
Kujtojmë se Fury arriti ta mposht muajin e kaluar Dillian Whyte me nokaut, ndërsa pas meçit deklaroi se do të pensionohet nga boksi.
Në anën tjetër ende vazhdojnë zërat për një mes të madh të tij me njërin mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk, të cilët do të ketë një rimeç këtë vit. /Telegrafi/