Telegrafi

Tyson Fury do të përballet me Jarrell Miller në Madison Square Garden

Tyson Fury do të shkojë në Madison Square gardën për përballjen e tij të radhës që do të zhvillohet në muajin shtator ose tetor.

‘The Gipsy Kingy’ e mposhti Tom Schwarzin brenda dy raundeve në Las Vegas në fillim të këtij muaji, duke bërë të ditur se ai është rikthyer në boks si në kohët e tij të arta.

Të gjitha rrugët do të shpijnë për meçin e madh ndaj Deontay Wilderit, por dyshja do të përballen vetëm në fillim të vitit 2020.

Tyson Fury (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Luis Ortiz dhe grupi i tij kanë bërë të ditur se do të përballen me Wilderin, ndërsa britaniku do të boksojë ndaj Jarrell Miller.

Promoteri i Furyt, Frank Warren, ka konfirmuar se klienti i tij do ta bëjë paraqitjen e tij të parë në arenën e famshme Madison Square Garden, për t’u rikthyer kështu përsëri në ring.

Lexo po ashtu Promoteri Salita: Fury me Millerin, do të ishte përballja më e madhe në boks

“Pasi Tyson Fury ishte shumë i suksesshëm në Las Vegas në fillim të këtij muaji, tani jemi duke punuar për kundërshtarin e radhës në SHBA. Meçi do të zhvillohet në muajin shtator ose tetor”, ka thënë promoteri i britanikut për TalkSport.

Britaniku do të shpresojë që ta kalojë Jarrell Millerin, në mënyrë që të jetë më shumë i motivuar për ripërballjen ndaj Wilderit në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/