Telegrafi

Tyson Fury dhuron lëngje të pasura me elektrolite për punëtorët shëndetësorë

Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury i ka ofruar ndihmë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar duke dhuruar dhjetëra mijëra shishe me lëngje hidratuese për ata që punojnë në vijën e parë të fronit.

Shërbimet shëndetësore po vazhdojnë luftën me pandemie globale me një numër të shtuar të punëtorëve, transmeton Daily Star.

Ndërkaq, kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC është sportisti i radhës, i cili në bashkëpunim me sponsorin e tij, Wow Hydrate, do të dhurojë lëngje me elektrolite, për të ndihmuar në ngritje e imunitetit dhe riaftësimit.

(Foto: Wow Hydrate/Daily Star)

“Aktualisht, është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë anekënd botës. Në këtë vend, punëtorët e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS), si gjithmonë, janë të mrekullueshëm dhe shumë frymëzues në punën që po bëjnë”.

“Më kanë thënë se punëtorët e NHS po marrin shumë donacionet ushqimore, por jo lëngje të mjaftueshme, prandaj kontaktova me sponsorin tim, Wow Hydrate dhe u pajtuam të dhurojmë dhjetëra mijëra lëngje me elektrolite”, ka thënë Fury. /Telegrafi/