Site icon Telegrafi

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk humbasin miliona euro shkaku i adhuruesve të boksit

Një numër i jashtëzakonshëm njerëzish shikuan në mënyrë të paligjshme përballjen mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Sky Sports Box Office, TNT Sports Box Office dhe DAZN PPV kishin blerë të gjitha të drejtat e transmetimit për përplasjen që konsiderohet si më e madhja për këtë shekull.

Tifozëve iu desh të shpenzonin 30 euro për të parë Furyn kundër Usyk, por miliona njerëz e ndoqën luftën përmes një transmetimi të paligjshëm, sipas kompanisë online të inteligjencës Yield Sec.

Lexo po ashtu Ronaldo dhe djali i Furyt nuk u besonin syve se çfarë po i bënte Usyk në raundin e nëntë Tysonit

Mbi 20 milionë njerëz shikuan në mënyrë të paligjshme betejën e peshave të rënda, duke u kushtuar mbajtësve të të drejtave televizive një humbje marramendëse mbi 100 milionë eurosh.

Yield Sec ka zbuluar prova të mbi 2000 lokacioneve të ndryshme të transmetimit për duelin e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Të dhënat tregojnë se 45 për qind e transmetimit të paligjshëm ndodhi në Evropë, me 25 për qind në Amerikën e Veriut dhe 16 për qind në Azi. /Telegrafi/

Exit mobile version