Site icon Telegrafi

Tyson Fury dhe Josh Taylor akuzohen nga mediat se janë të lidhur me krimin e organizuar dhe klanin Kinahan?

Josh Taylor, një emër i njohur në peshën super të lehtë (nga e cila supozohet të largohet) dhe Tyson Fury, një yll me peshë të rëndë, akuzohen për lidhje me krimin e organizuar.

Dy figura britanike të sportit tani janë nën kritika në ditët e fundit. Konkretisht, ata kanë qenë të lidhur me Klanin Kinahan, një organizatë për të cilën Shtetet e Bashkuara japin një shpërblim prej 5.4 milionë dollarësh për këdo që mund ta çmontojë.

Klani Kinahan janë të lidhur me trafikun e drogës, vrasjen dhe pastrimin e parave. Ndër lidhjet e tyre të shumta, ekziston një lidhje me dy luftëtarët britanikë dhe dyshimi për pastrimin e parave përmes tyre.

Dhe nëse vërtetohet, ata mund të ketë sanksionohen. “Nëse negocion, je i lidhur në një rrjet kriminal”, ka thënë për BBC, Dree Harris, një anëtar i policisë irlandeze.

Kush është lideri i klanit Kinahan?

Lider është Daniel Kinahan, truri i organizatës dhe është një promovues i njohur i luftimeve në Dublin, si dhe bashkëthemelues i MTK Global Agency , i cili përfaqëson emra të mëdhenj, ndër ta edhe Fury. Në teori, gangsteri irlandez u shkëput nga ajo botë në vitin 2017, por ka imazhe që mund të kundërshtojnë këtë gjë.

Fury e ishte falënderuar Kinahanin pasi ky i fundit kërkoi një luftë të profilit të lartë kundër Joshuas, ndërsa kishte postuar foto pasuese së bashku me liderin e klanit.

Nga ana tjetër, Taylor gjithashtu nuk e ka fshehur lidhjen e tij me Kinahan. “Ai është një këshilltar i madh”, kishte komentuar ai te përfaqësuari i MTK Global.

Ndërsa organizatat e boksit kanë shfaqur simpati për Kinahan. “Ai po përmirëson jetën e boksierëve në një mënyrë të veçantë”, ka thënë Mauricio Sulaiman, president i Këshillit Botëror të Boksit.

Por forcat e sigurisë kanë bërë një deklaratë të prerë në lidhje me klanin: “Nëse punon me ta, po punon me individë të përfshirë në trafikun e drogës dhe me pasoja tragjike në Irlandë dhe Spanjë, duke përfshirë edhe vrasje”.

Edhe pse Kinahan mbrohet duke deklaruar se “kjo është një fushatë kundër meje”, mediat britanike si BBC pohojnë se ekziston një lidhje e vazhdueshme midis klanit dhe sportit. /Telegrafi/

Exit mobile version