Tyson Fury i ka dërguar një mesazh Deontay Wilderit, pas triumfit në Las Vegas në kategorinë e peshave të rënda në boks.
The Gypsy King i shkaktoi humbjen e parë në karrierë Bronze Bomberit, duke i marrë kështu edhe titullin WBC.
Britaniku ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet së bashku me anglezi, gjersa i ka uruar shërim të shpejtë.
“Dashuri dhe respekt për partnerin tim të shekullit Deontay Wilder. Shërim të shpejtë”, ka shkruar Fury në foto.
Wilder do t’i ketë 30 ditë në dispozicion që të përgjigjet rreth trilogjisë së mundshme, e që do të jetë shansi i tij për ta rikthyer titullin sërish në pronësi të tij.
Nëse nuk dëshiron të ripërballet me Furyn, atëherë shansi do t’i kalonte Anthony Joshuas, që do të ishte meç për titullin e kampionit të unifikuar. /Telegrafi/