Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.
Fury i cili dështoi që ta fitonte titullin e kampionit në peshat e rënda ndaj Oleksandr Usyk, i ka dhënë fund karrierës së tij legjendare.
Ai publikoi një video në rrjetet sociale të shoqëruar me mbishkrimin: Faleminderit ka qenë kënaqësi. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan në këtë rrugëtim.
Në një klip ai tha: Përshëndetje të gjithë, unë do ta bëjë këtë shkurt dhe ëmbël. Do të doja të njoftoja pensionimin tim nga boksi. E kam dashur çdo minutë të saj.
Fury largohet kështu nga boksi në moshën 36-vjeçare pasi ka arritur majat e këtij sporti duke marrë të gjithë titujt e unifikuar ndaj Wladimir Klitschkos në nëntor të 2015.
Ai më pas i fitoi edhe titujt WBA (super), IBF dhe WBO kur e rrëzoi Klitschkon nga froni në Gjermani.
I ashtuquajturi ‘Gypsy King’ gjithashtu e mori edhe rripin WBC pas fitores që arriti ndaj Deontay Wilder në shkurt të 2020.
Fury ka humbur dy meçet e fundit të karrierës së tij madhështore, ku që të dyja erdhën nga Usyk./Telegrafi/