Telegrafi

Tyrese Gibson dhe “The Rock” i japin fund armiqësisë, së shpejti “Fast and Furious 9” (Foto)

Mediat amerikane javën e kaluar raportuan për fillimin e shpërbërjes së kastës së aktorëve të filmit “Fast&Furious”.

E gjithë kjo pas grindjes virtuale së Tyrese Gibson dhe Dawne “The Rock” Johnsonit, e cila gjë ç’ekulibroi paksa planet e kompanisë prodhuese “Universal Pictures”.

Megjithatë, Gibson i ka dhënë fund sot armiqësisë me Johnsonin, e cila nisi kur u njoftua se “Fast & Furious 9” u shty për në vitin 2020.

E gjithë kjo për t’i dhënë hapësirë “Spinoff-it” të Luke Hobbs (Dwayne Johnson) dhe Deckard Shaw (Jason Statham).

Gibson sulmoi menjëherë “The Rock”, i cili u përgjigj duke ofenduar albumin e fundit të publikuar nga aktori.

Tyrese konfirmoi se pas një takimi të sinqertë me një bashkëpunëtor të “The Rock” vendoi të ulë armët.

Por nuk kërkoi falje për asnjë nga fjalët e thëna gjatë grindjes së gjatë. /Telegrafi/