Zjarrfikësit rusë po merren me zjarrin në bazën ajrore ushtarake Belbek në Krime, ku zyrtarët thonë se një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë dhe ka marrë flakë.
Baza është në Sevastopol, shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi. Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, transmeton Telegrafi.
Në këtë incident thuhet se u dëgjuan shpërthime.
Guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev tha se “sipas ekipeve të shpëtimit, një aeroplan në ulje rrëshqiti përtej pistës dhe mori flakë”.
#Sevastopol Gauleiter has already found excuses
“An emergency situation at the #Belbek airfield. According to rescuers, during landing the plane rolled out of the runway and caught fire. Now fire crews are working at the site,” said Gauleiter. pic.twitter.com/N2u00Oxxgu
— NEXTA (@nexta_tv) October 1, 2022
Në gusht, shpërthimet tronditën bazën ushtarake ruse Saky në Krime dhe Ukraina më vonë pranoi se e kishte goditur bazën me një sulm ajror.
Video të shumta në rrjetet sociale tregojnë tymin e dendur të zi. /Telegrafi/
#Crimea. There are clouds of smoke over Lyubimovka (near Belbek airport in #Sevastopol). Eyewitnesses report that they heard an explosion. pic.twitter.com/nJynOgfJhJ
— NEXTA (@nexta_tv) October 1, 2022