Telegrafi

“Tymi dashnis 2”, lansohet dueti i Irkenc Hykës me Nora Istrefin

Nora Istrefi (Foto: Instagram/noraistrefi)

Hiti “Tymi dashnis” i Irkenc Hykës ka ardhur në versionin e dytë, kësaj radhe në bashkëpunim me Nora Istrefin.

Kantautori nga Shqipëria e kishte publikuar me videoklip versionin e parë të këngës në mars të vitit të kaluar.

Projekti ishte pëlqyer shumë, ndërsa deri më tani videoja muzikore e asaj kënge është shikuar mbi 11 milionë herë në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Irkenc Hyka

Tash, ai e ka sjellë versionin e dytë që është bashkëpunim me këngëtaren e pëlqyer nga Kosova. Dueti i tyre, “Tymi dashnis 2”, është publikuar vetëm në versionin audio.

Kujtojmë që para një jave, Nora e solli duetin me motrën e saj, Era Istrefi, “Nuk e di”, që deri më tani është shikuar 3.4 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/