Tym i madh është parë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, pasditen e së martës.
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi, shihet se në këtë rrugë prapa disa lokaleve afariste është djegur diçka, pasi zona është mbuluar nga tymi.
Me këtë rast edhe zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por ende nuk ka marr përgjigje. /Telegrafi/