Tanimë ka kaluar thuajse më shumë se një muaj që nga koncerti “Time Capsule” i reperit Capital T, teksa u mbajt në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Ky koncert i përmasave të mëdha me një skenografi të veçantë u përfol tejet shumë në shtypin rozë, madje u realizua në nivel botëror.
Së fundmi, siç thotë ai koncertin e tij e ka kopjuar edhe reperi me famë botërore, Micheal Ray Stevenson i njohur me emrin e artit si Tyga.
Ky i fundit ka mbajtur një koncert në Australi dhe skenografia e koncertit në shikim të parë na duket shumë e njohur.
Skenografia në këtë koncert përfshin një T të madhe dhe dy fotografi anësore. Të njëjtin koncept kishte para një muaji e gjysëm reperi shqiptar për “Time Capsule” C anësore, T në mes dhe C prapë.
“Na bëj tag të paktën. Eshtë okej të inspirohesh”, ka shkruar Capital T në InstaStory gjersa ka parë ngjashmërinë e madhe të dy koncerteve.
Nga ana tjetër një përgjigje nga Tyga nuk ka munguar, duke i thënë se “Asnjëherë nuk e ka parë skenën e tij. Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”.
Trim Ademi po ashtu ka zbuluar se “Time Capsule 2” do zhvendoset në Evropë dhe përgatitjet madhështore për të pritet të fillojnë së shpejti, por që është mirë të mbajë surprizë gjithçka deri në ditën e koncertit. /Telegrafi/