Telegrafi

“Me ty veç shpirti flet”, partneri i Fifit bën dedikim romantik për këngëtaren

Një ndër çiftet më të përfolura së fundmi në estradë janë këngëtarja e njohur, Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi.

Lidhje e tyre ka nisur prej muajsh dhe tashmë ata janë të pandashëm teksa nuk mungojnë edhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin.

Këtë herë ishte Adisi ai që postoi një imazh përkrah të dashurës së tij, ndërsa të dy dukeshin elegant në veshje pas një mbrëmje muzikore të Fifit.

Foto: Adis Patushi/Instagram

“Me ty veç shpirti flet”, ka shkruar Adisi në mbishkrimin e imazhet ku çifti shihen të lumtur krah njëri-tjetrit.

Të shumta ishin edhe komente nga ana e ndjekësve të tyre, ndërsa nuk ka munguar as ai i Fifit, e cila ka shkruar: Veç ty të donë shpirti”.

Kujtojmë që marrëdhënia e tyre ka qenë mjaft e përfolur, kjo edhe për faktin se Adisi vite më parë ishte i martuar me modelen, Adrola Dushin me të cilën ka një djalë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

Ndryshe, Fifi që pas daljes nga Big Brother VIP ka qenë mjaft e angazhuar edhe me koncerte dhe projekte muzikore.

Kënga e saj e fundit “Melaqe” që u lansua pak ditë më parë në bashkëpunim me Tunën. /Telegrafi/