Telegrafi

“Ty”, një këngë dashurie nga Yll Limani

(Foto: Instagram/Yll Limani)

Yll Limani e ka publikuar këngën e re që e ka sjellë vetëm në versionin audio.

Është një baladë e titulluar “Ty” dhe vjen e interpretuar shumë mirë nga këngëtari.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë vet Ylli, i cili e ka shkruar po ashtu edhe tekstin.

“Një këngë dashurie për krejt ju që e keni gjetur gjysmën tjetër”, ka shkruar Ylli në Instagram.

Në ndërkohë, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjellë në muajt në vazhdim.

Ai pati shumë sukses me këngën “Dritat” në bashkëpunim me 2po2.

Videoklipi muzikor i kësaj kënge është shikuar mbi tre milionë herë në YouTube. /Telegrafi/