Site icon Telegrafi

Twitter fiton përkrahjen e udhëheqësit të lartë të Talebanëve: Një platformë që lejon lirinë e fjalës

Një udhëheqës i lartë i Talebanëve ka ofruar mbështetjen e tij për platformën e Elon Musk-ut, Twitter.

Anas Haqqani një udhëheqës i grupit islamik të vijës së ashpër, që mori pushtet në Afganistan në verën e vitit 2021, potencoi se Twitter-i ishte një vend tolerant që lejonte lirinë e fjalës të lulëzonte, transmeton Telegrafi.

Haqqani ofroi mbështetjen e tij në një postim në Twitter të hënën, derisa platforma e re e Meta-s, Threads, kishte grumbulluar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se një javë.

Popullariteti dhe ngjashmëria me Twitter-in ka ‘acaruar gjakrat’ mes shefit të Meta-s, Mark Zuckerberg dhe Muskut, madje në një pikë ky i fundit kërcënoi me padi.

Por Haqqani, grupi i të cilit ua ka ndaluar grave shkollimin universitar, daljen në hapësirat publike dhe të drejtën në shumicën e vendeve të punës tha se Musk nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

“Platformat e tjera nuk mund ta zëvendësojnë atë”, tha ai për Twitter, duke përmendur angazhimin e tij për “lirinë e fjalës” dhe “natyrën publike dhe besueshmërinë e tij”.

“Twitter nuk ka një politikë intolerante si Meta”, shtoi ai.

Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe edhe në platformën e re të re “Threads” – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version