Big Brother VIP Albania 2 po ashtu po dhuron momente e emocione të shumta për publikun.
Banorët gjatë kësaj kohe kanë qenë të përfshirë në polemika të shumta me njëri-tjetrin, e veç kësaj kanë filluar edhe zënkat e para ndërmjet tyre.
Së fundmi është krijuar një atmosferë e mrekullueshme në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Banoret Kejvina Kthella, Mikela Pupa dhe Ariana kanë bërë një kërcim të nxehtë me këngën “Gasolina” nga Daddy Yanke.
Ato kanë rrëmbyer vëmendje, teksa shihen duke bërë lëvizje provokuese e duke bërë ‘twerk’.
Kjo ka bërë që të marrin komente të shumta pozitive, duke mos lënë anash as disa kritika për konkurrentet.
Edicioni i dytë i Big Brother VIP nisi të shtunën, gjegjësisht më 24 dhjetor.
Banorët duhet theksuar se garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/