Delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, ka realizuar një takim me ekipin e Këshillit të Evropës (KiE), i udhëhequr nga kryetari Donald Tusk, njofton Telegrafi Maqedoni.
Palët kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Maqedonisë. Zaevi është zotuar për një proces të fuqishëm dhe cilësor reformues që kanë për qëllimi ripërtëritjen e udhëzimit për bisedime për anëtarësim të Maqedonisë në BE deri në fund të këtij viti.
Nga ana tjetër, kryetari i KiE-së, Donald Tusk ka përshëndetur formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, duke shpresuar se do të përmirësohet nami i Maqedonisë në nivel ndërkombëtar./Telegrafi/