Sot mbahet debat mes shteteve ballkanike dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian për çështjen e emigrantëve. Në këtë debat, kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk ka thënë se kriza e emigrantëve duhet të zgjidhet me partnerët e BE-së në Ballkan, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Parakusht për zgjidhjen e krizës së migrantëve është bashkëpunimi i ngushtë i BE-së me partnerët e saj në Ballkan. Që nga ditët e para të krizës migruese, unë nuk dyshoja se çelësi kryesor për zgjidhjen e krizës është kthimi i kontrollit efikas të kufijve të jashtëm të Baskimit Evropian. Dukshëm, parakusht themelor për arritjen e këtij qëllimi është bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në Ballkan dhe Turqi. Ne duhet të konfirmojmë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë praktik, se ruta perëndimore ballkanike e migrimit ilegal është përgjithmonë e mbyllur. Ky është shkaku se pse unë jam i lumtur që kancelari i Austrisë, Kristian Kern ka ndërmarrë iniciativë dhe e organizoi këtë takim”, tha Tusk.
Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues edhe nga Gjermania, Shqipëria, Serbia, Hungaria, Slovenia, Rumania, Greqia, Kroacia dhe Bullgaria./Telegrafi/