Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka uruar ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.
Ai shkruan se kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për të mirë më të madhe, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ata kishin imagjinatë, ata rrezikuan, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre për një të mirë më të madhe. Zoran dhe Alexis – shumë mirë! Misioni i pamundur u përmbush”, shkruan Tusk.
Ndryshe, sot në Kuvendin e Greqisë me 153 vota “për” u ratifikua Marrëveshja e Prespës, për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/
They had imagination, they took the risk, they were ready to sacrifice their own interests for the greater good. Zoran, Alexis – well done! Mission impossible accomplished. #PrespaAgreement@Zoran_Zaev @tsipras_eu
— Donald Tusk (@eucopresident) January 25, 2019