Telegrafi

Tusk mesazh Amerikës: Respekto aleatët e tu, pasi nuk ke shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një luftë ekonomike me të gjithë vendet e botës, pasi vendosi të aplikojë tarifa shtesë për importet e çelikut dhe aluminit.

Kina dhe Bashkimi Evropian janë vendet më të prekura nga ky vendim, ndërsa këta të fundit kanë pasur përplasje të shumta me SHBA-të, që pas ardhjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Së fundi ka qenë Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian, që pas nënshkrimit të një deklarate mbi bashkëpunimin midis Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), i dërgoi një mesazh SHBA-ve.

“E dashur Amerikë. Respekto aleatët e tu, pasi nuk është se ke edhe aq shumë”, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian. /tch/