Site icon Telegrafi

Turqit në Maqedoni do të garojnë me kandidat të tyre për kryetar shteti

Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT) nën moton “bashkim dhe solidaritet” në Resnjë kanë mbajtur kongres të jashtëzakonshëm.

Siç njoftojnë nga kjo parti, në kongres është diskutuar për marrëveshjen e Prespës, hapjen e rrugëve të vendit për në NATO dhe BE si dhe zgjedhjet presidenciale në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mendimi i përgjithshëm i delegatëve është se në zgjedhjet presidenciale është koha që për herë të parë në historinë e Maqedonisë së pavarur, turqit të kenë kandidat të tyre për president. Në këtë drejtim, kryetari i PLT-së Enes Ibrahim i ftoi gjitha subjektet politike turke, që të bashkohen rreth një kandidati”, thuhet në njoftimin e PLT-së.

Ndryshe, dje u njoftua se edhe komuniteti rom do të garojë me kandidat të tyre për president të shtetit, i cili do të jetë Amdi Bajram./Telegrafi/

Exit mobile version