Site icon Telegrafi

Turqit në Holandë nisin të votojnë për referendum

Turqit, të cilët jetojnë në Holandë, munden nga sot që të votojnë në referendumin për shtimin e kompetencave të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Rreth 250.000 votues turq deri të dielën mund të votojnë në vendvotimet në Amsterdam, Hagë dhe Deventer, transmeton AP.

Kampanja e zyrtarëve turq për referendum në Evropë, ka sjellë deri te tensionet ndërmjet shumë vendeve evropiane dhe Turqisë, ndërsa Erdogan ka akuzuar  Gjermaninë dhe Holandën për përdorim të metodave të “nazizmit”.

Shtetasit turq në gjashtë vende evropiane mund të votojnë deri më 9 prill në referendumin, i cili në Turqi mbahet më 16 prill.

Exit mobile version